Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu - NACIONALE

Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një statusi në Facebook, ka shkruar për Ditën Botërore të Refugjatëve. Ai ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

E plotë:

Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës.

Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira!

Lajme të ngjashme