Haradinaj: Shkarkimi i Ekipit Menaxhues është i pavlefshëm, ata e kanë kryer punën - NACIONALE

Haradinaj: Shkarkimi i Ekipit Menaxhues është i pavlefshëm, ata e kanë kryer punën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se shkarkimi i Ekipit Menaxhues nga Qeveria e Kosovës është i pavlefshëm.

Ai ka thënë se verimi i ekzekutivit nuk është shkarkim, meqenëse ai trup tashmë ka kryer punën e tij.

Sipas tij, Kosova nuk mund ta pranon një statut të Asociacionit i cili është në kundërshtim të Kushtetutës së Kosovës.

“Kosova e ka të pamundshme me pranu një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë. Është ditur herët se si do të jetë rezultati i këtij Komisioni, është ditur se çka do të propozojë. Në fakt shkarkimi nuk është i vlefshëm, pasi ata kanë dhënë produktin, kjo në fakt nuk është shkarkim pasi ata e kanë kryer pjesën e vet të punës”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.

Ai ka thënë se tani duhet të ndërhyjnë ndërmjetësuesit.

“Dalja për këtë është prapë te ndërmjetësit, meqenëse amerikanët dhe BE-ja janë në dijeni se statuti i Asociacionit nuk mund të jetë jokushtetues dhe joligjor. Pra, do të ishte e mirë ndërhyrja e tyre në këtë kohë dhe jo lufta mes palëve”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja e kanë një statut që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Shpresoj shumë sidomos edhe te amerikanët që ata të marrin përsipër propozimin e një draft-statuti, i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Rrjedha e logjikshme është kjo, unë jo se kam informacione por rrjedha e logjikshme është kjo. Besoj se edhe e kanë të shkruar amerikanët dhe evropianët një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën, por është dashur të konsumohet propozimi i parë i komisionit i cili është jo kushtetues”, ka thënë Haradinaj./KP/

Lajme të ngjashme