Haradinaj: Qeveria po e lufton Deçanin
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur rreth marrëdhënieve të Qeverisë Kurti me Komunën e Deçanit.
Haradinaj ka vlerësuar se qeveria po e lufton Deçanin, duke mos iu përgjigjur në asnjë kërkesë të kësaj komune.
Tutje, Haradinaj vlerësoi se Qeveria ia dha tokat Manastirit të Deçanit.
“Qeveria nacionale po e ndëshkon Deçanin realisht, po e lufton, po sillet në mënyrë armiqësore. Deçani i ka disa projekte shumë jetike. E ka një rrugë breg lumit që ka mbetur e bllokuar…Ka mungesë toke Deçani për projekte infrastrukturore. Qeveria nuk po gjen mënyra me bashkëpunu me Deçanin, bashkëpunoi me Manastirin, ia dha pronat manastirit, por nuk po i përgjigjet asnjë kërkese të komunës” – tha ai për Klan Kosovën.