Haradinaj: Qëndrimet e Edi Ramës konfirmojnë të drejtën për anëtarësimin e Kosovës në OKB
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar mbajtjen e mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Haradinaj ka thënë se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB.
Postimi:
Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus.
Faleminderit!