Haradinaj për administratën Trump: S’u intereson a je (mos)mirënjohës atyne, veç të kqyrin a je në vijë me ta a jo - NACIONALE

Haradinaj për administratën Trump: S’u intereson a je (mos)mirënjohës atyne, veç të kqyrin a je në vijë me ta a jo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në leximin e vet për administratën e re amerikane, atë të Donald Trump, kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se ata s’janë çka jemi mësuar të shohim në administratat e tjera më tradicionale.

“Nuk i intereson kësaj [administrate] a je mirënjohës a mosmirënjohës. Nuk e kanë më atë problem. Zgjidhja e jote është: na kushton pare, nuk je në linjë me ne, nuk je partner i besueshëm- vazhdo. Unë mendoj me ndërru këtë”, tha ai.

“Na duhet me u rikualifiku. Kjo ka me qenë bukur e zorshme se është një administratë vërtetë shumë interesant, ndryshe se çfarë ka parë bota më parë”- shprehet Haradinaj.

Lajme të ngjashme