Haradinaj: “PO”-ja e madhe e Rahovecit për ‘Kosovën Fituese’ na jep forcë mos me u ndalë - NACIONALE

Haradinaj: “PO”-ja e madhe e Rahovecit për ‘Kosovën Fituese’ na jep forcë mos me u ndalë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim elektoral në Rahovec.

Ai ka bërë me dije se “po”-ja e këtij qyteti për këtë koalicion i jep forcë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se ky tubim i ka dhanë shpirt e fuqi koalicionit.

“PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira. Aleanca jonë me qytetin e traditës e të trimërisë, të familjes e të bujarisë, i ka qëndruar kohës. Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137. Faleminderit Rahovec!!!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme