Haradinaj përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit - NACIONALE

Haradinaj përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përkrahë iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Këtë, Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.” – shkroi ai.

Tutje, kreu i AAK-së, ka thënë se shpreson që kjo iniciativë të jetësohet me 15 janar 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

“Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.” – tha ai.

Lajme të ngjashme