Haradinaj për vërshimet në Pejë: Qeveria e komuna të veprojnë me vendosmëri e seriozitet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi dy persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që tronditën qytetin e Pejës.
Haradinaj ka bërë thirrje që qeveria, komuna e autoritetet të tjera të veprojnë me seriozitet.
Ai ka thënë se bashkëndjen me familjen që humbi dy anëtarë.
“I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.”
“Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët. Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet.” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
