Haradinaj për Qeverinë Kurti: Tradhëtoi besimin e secilit qytetarë, s’u dha shpresë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Junik, në një takim me zyrtarë të partisë atje.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se "partia e tij është e vendosur" për t’i dhënë fund Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Sipas tij, kjo qeveri nuk i ka dhënë shpresë vendit, e madje, u shpreh që tradhëtoi besimin e qytetarëve.
“Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e fortë, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e vet politik, duke qenë të vendosur për t’i dhënë fund kësaj qeverie humbëse e cila ishte vetëshpallur qeveri e shpresës, por vetëm shpresë nuk i dha këtij vendi! Kjo qeveri tradhtoi besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë.” – ka shkruar ai.
Në fund, Haradinaj është shprehur si vijon: “Është koha për t’i dalë zot vendit!”.