Haradinaj për listën e AAK-së: Kombinim i përvojës me vrull rinor - NACIONALE

Haradinaj për listën e AAK-së: Kombinim i përvojës me vrull rinor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombinim të përvojës me vrull rinor, e ka quajtur listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm. Me emra të njohur të dijes e të politikës, me njerëz që nuk janë zbrapsur para asnjë sfide në 30 vjetët e fundit”, shkroi Haradinaj.

“Me pothuajse gjysmën e listës, emra që garojnë për të parën herë. Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, e që është: Kosova në NATO, me ekonomi të zhvilluar, drejtësi dhe mirëqenie të përgjithshme”, shtoi ai.

“137 për Kosovën Fituese”.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme