Haradinaj pas takimit me Escobar: Kërkesë eksplicite që të ulen tensionet e të hiqen barrikadat - NACIONALE

Haradinaj pas takimit me Escobar: Kërkesë eksplicite që të ulen tensionet e të hiqen barrikadat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me Emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, të hënë në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se Escobar dhe Hovenier janë të mjaft të fokusuar për zhvillimet në vend dhe se kërkesa e tyre është që të largohen barrikadat dhe të ulen tensionet.

Besoj se ky angazhim serioz do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz 🇺🇸do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep

Lajme të ngjashme