Haradinaj: Nuk ka ndryshim të qëndrimeve
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinj, ka thënë se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me votimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Para fillimit të seancës, ai ka thënë se palët nuk kanë ndryshuar qëndrim.
“Me sa kam informata nuk ka ndryshim as në kandidaturë e as në qëndrime të parive të opozitës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka deklaruar se partia e tij do ta votojë për kryetar të Kuvendit vetëm një kandidat konsensual.
“Po, këtë e kemi deklaruar edhe më herët”, ka thënë Haradinaj.