Haradinaj: Ngjarja e mbrëmshme në Prishtinë e shumëfishon nevojën për Polici të Kryeqytetit - NACIONALE

Haradinaj: Ngjarja e mbrëmshme në Prishtinë e shumëfishon nevojën për Polici të Kryeqytetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj tragjedisë së mbrëmshme në Prishtinë, ku në një lokal është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

Ai ka bërë më dije se kjo ngjarje e bën të nevojshme ekzistimin e Policisë së Kryeqytetit.

“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit:, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka ftuar organet e rendit që autorwt e këtij krimi të vihen para drejtësisë.

“Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme