Haradinaj mirëpret marrëveshjen për targa: Tani të përmbyllet njohja - NACIONALE

Haradinaj mirëpret marrëveshjen për targa: Tani të përmbyllet njohja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur marrëveshjen në Bruksel për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shkruan në llogarinë e tij në Facebook se tani pret që të përmbyllet marrëveshja e plotë me Serbinë.

Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan”, ka shkruar Haradinaj.

Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga kryediplomati evropian i Politikës së Jashtme, Josep Borrell.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell.

Lajme të ngjashme