Haradinaj: Më shumë po shoh që do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme - NACIONALE

Haradinaj: Më shumë po shoh që do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur para nisjes së seancës së 54-të, që është e fundit në përpjekjen për të aktivizuar Kuvendin.

Ai shprehu se nuk ka parë asnjë vullnet për një zgjidhje, duke theksuar se:

“Jemi deklaruar se jemi të gatshëm me bërë çdo lloj kompromisi me dalë prej kësaj situate. Nuk kemi asnjë kusht, nuk kemi asnjë kërkesë. Deri sot nuk është parë që ka ndonjë vullnet, më shumë po shoh që do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme se një zgjidhje”, shtoi Haradinaj.

Lajme të ngjashme