Haradinaj mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Evropë, kundër sulmeve në veri - NACIONALE

Haradinaj mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Evropë, kundër sulmeve në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkrahur protestën e organizatave të studentëve në Evropë, kundër sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Bansjkë të Zveçanit.

Në lidhje me këtë, Haradinaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka shtuar se angazhimi i rinisë shqiptare dhe i tërë diasporës dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun.

Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme