Gërvalla kundërshton idenë e Ramës për konferencë të paqës: Mos të bëhen deklarata të pamatura - NACIONALE

Gërvalla kundërshton idenë e Ramës për konferencë të paqës: Mos të bëhen deklarata të pamatura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kundërshtuar idenë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për një konferencë paqeje. Madje, sipas “Euroneës Albania”, ajo ka bërë thirrje që mos të bëhen “deklarata të pamatura”.

Këto fjalë, kryediplomatja Gërvalla i ka bërë pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit me ata të BE-së.

“Nuk ka nevojë për konferenca paqeje, janë zhvillluar gjatë luftërave në Ballkan dhe atëherë e kemi parë që nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Nuk ka nevojë për konferenca të tilla ndërkombëtare. Kosova nuk është objekt, Kosova është subjekt. Për objekte që organizohen çështje për të zgjidhur çështjen, ndërsa Kosova ka subjektivitetin e saj.” – ka thënë ajo.

Tutje, Gërvalla ka thënë se duhet të kenë ide për zgjidhje të situatës, e jo për “prodhim të lajmeve”.

“Si subjekt i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare Kosova merr pjesë në të gjitha bisedimet multiaterale. Bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura që më shumë hapin probleme se sa që zgjidhin, duhej një koordimin dhe një bashkërendim dhe një bisedë më e sinqertë mes autoriteteve tona, në mënyrë që idetë t’i shërbejnë më shumë zgjidhjes së situatës se sa prodhimit të lajmeve.” – u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme