Haradinaj mban konferencë për shtyp, thotë se janë të kënaqur me procesin “që po ecën shumë mirë” - NACIONALE

Haradinaj mban konferencë për shtyp, thotë se janë të kënaqur me procesin “që po ecën shumë mirë”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se procesi zgjedhor “po ecën shumë mirë” dhe se nuk kanë ndonjë shqetësim për parregullësi.

Ai e ftoi KEDS-in të sigurojë energji elektrike të pandërprerë edhe gjatë orëve të mbrëmjes kur mbyllen vendvotimet.

“E kam kënaqësinë t’ju njoftojë se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë.

Kanë mbetur më pak se tre orë.

Po ashtu kam kënaqësinë tju ftoj të gjithëve t’ju ftojë të gjithëve të votoni.

Nuk kemi ndonjë parregullsi apo shqetësim, jemi të kënaqun me daljen. E dimë që ka pasur ndalim të rrymës, gjë që na shqetëson.

I bëjmë thirrje KEDS-it”, tha ai.

Lajme të ngjashme