Haradinaj: Kuvendi e ka humbur vlerën, Kosova është dobësuar përball Serbisë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar me gjendjen aktuale të Kosovës.
Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se në situatën aktuale Kuvendi e ka humbur kuptimin.
“Nuk po e kuptoj më këtë parlament, i ka humb vlera këtij parlamenti. Ne jemi komik këtu, nëse vijmë e sillemi këtu sikur se nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj, nuk jemi serioz më. Jemi duku u sjell me tallje ndaj asaj që na kanë besu njerëzit dhe ndaj gjithë partnerëve që me mund e kanë pru vendin këtu ku është sot. A ka dikush në këtë sall, por jo vetëm në këtë sall, në Kosovë, që nuk e din që kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës, si politike, si ekonomike, si në siguri”, ka thënë Haradinaj, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës.
Në këtë situatë, ka thënë ai, Kosova është dobësuar ndaj të gjithëve.
“Pyetja e tretë është, nëse e kemi humbur besimin, nëse ka filluar ndëshkimi, a forcohet Kosova përball bandave në veri dhe përball Serbisë? Tregomni, ju lutem. Me besim të humbur me ndëshkim prej aty që na kanë ndihmuar në koha të vështira, a jemi më të fort a më të dobët? Kush është ai njeri që nuk di me bë këtë matematikë kaq të thjesht për vendin e vet”, ka thënë Hradinaj.
Sipas tij, heshtja e institucioneve për këtë gjendje është e papranueshme.
“Çka jemi tu bë në si Kosovë, parlamenti, qeveria, institucionet, nëse është kështu siç po them unë. E kemi humb besimin, kanë fillua ndëshkimet dhe jemi dobësu përball të gjithëve”, ka thënë ai.
Ai është shprehur i habitur me opozitën se pse nuk po e përkrahin mocionin e mosbesimit, të cilin e ka iniciuar partia e tij.
"Pse, ju lutem, ka hezitime për mocion, ku e keni problemin. Pse bre nuk keni guxim të dilni secili për vete të thoni e votoj mocionin? Ku e keni problemin deputetë opozitarë, PDK e LDK, që s’po guxoni ta votoni mocionin?”, është shprehur Haradinaj.