Haradinaj: Kurti është amator në sferat e sigurisë
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të kthehet te amerikanët.
“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thosha dëgjoji amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë. Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje.” - deklaroi ai.
Tutje, Haradinaj e ka quajtur Kurtin amator në sferat e sigurisë.
“Kemi të bëjmë me amatorë. Kurti është amator vendimmarrës në sferat e sigurisë, është i paformuar për këto terma, nuk ka asnjë njohje.” – shtoi Haradinaj.