Haradinaj kritikon Kurtin për ShBA-të: Cila është logjika e kryeministrit
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, ka shkruar një postim në faqen e tij në Facebook, e ku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.
Kreu i AAK-së ka kritikuar Kurtin në lidhje me qëndrimin e tij për ShBA-të, duke pyetur se cila është logjika e kryeminsitrit.
“Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)!” – shkruan ai ndër të tjera.
Tutje, deputeti Haradinaj ka theksuar se Kurti po mundohet të krijojë përshtypjen se është viktimë e një “komploti ndërkombëtar”.
