Haradinaj: Kosova po hyn në një fazë serioze të dialogut me Serbinë - NACIONALE

Haradinaj: Kosova po hyn në një fazë serioze të dialogut me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se nga java e parë e shtatorit do të filloj një bashkëbisedim me qytetarët e Kosovës.

Përmes një video-mesazhi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se Kosova po hyn në një fazë serioze të dialogut me Serbinë dhe se kjo teme duhet të diskutohet me qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se në këto takime do ta bisedojmë edhe për tema tjera që shqetësojnë qytetarët.

Kosova po hyn në një fazë serioze të dialogut, për njohje me Serbinë. Kjo temë kaq serioze meriton bashkëbisedim me të gjithë ju kudo që jeni. Po ashtu, po hyjmë në një dimër të paqartë, të cilin e rëndon kriza ekonomike dhe sociale në vend, duke pasur parasysh edhe gjendjen e rëndë e krizën energjetike, e për fat të keq duke ia shtuar këtu faktin që Kosova ka qeverinë e gabuar për t’u përball me këtë gjendje. Të dashur qytetarë, në ditët dhe javët që vijnë do të vij të bashkëbisedoj me ju për këto tema”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme