Haradinaj: Kosova ka nevojë për një mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese - NACIONALE

Haradinaj: Kosova ka nevojë për një mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Harainaj, ka reaguar ndaj shkrimit të sotëm të gazetës Nacionale, ku tregohet se Prokuroria Speciale është duke i hetuar rreth 1.700 kontrata njëburimore.

Ai ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për një mendësi të re qeverisëse.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Kosova nuk ka nevojë për një mendësi ku vidhet paraja publike dhe ku jepen njoftime për mijëra kontrata njëburimore nën hetim.

“Kosova ka nevojë për një mendësi të re qeverisëse, ku nuk vidhet paraja e qytetarëve e ku jepen njoftime se po hetohen 1700 kontrata njëburimore. Ka nevojë për një model të ri, ku nuk preket ndarja e pushteteve, ku nuk sulmohet gjyqësori, ku nuk sulmohen mediat e shantazhohen gazetarët, por ku liria e fjalës e demokracia institucionale janë të paprekshme. Ku qytetari nuk vuan për bukën e gojës e nuk kërkon shpëtim duke e braktisur vendin e vet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se për këto katër vite Kosova ka shënuar vetëm humbje.

“Më në fund Kosova ka nevojë ta rikthejë miqësinë e mbështetjen e partnerëve strategjikë, pa të cilët nuk do të arrinim asgjë. Ne duhet ta arrijmë cakun tonë që është anëtarësimi direkt në NATO, i cili do të kthente gjithçka kah e mbara. Kosova për këto katër vjet, ka shënuar vetëm humbje, edhe në planin e brendshëm, edhe në zhvillim, edhe në mirëqenie, por edhe në planin ndërkombëtar. Kosova sot është më e dobët se asnjëherë më parë në këto 25 vjet liri. Prandaj ne duhet të bashkohemi për Kosovën fituese!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme