Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n dhe ShBA-të - NACIONALE

Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n dhe ShBA-të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

Ai ka thënë se atdhedashuria e kësaj ushtri do të mbetet frymëzim për ushtrinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova e ka fituar lirinë edhe fal ndihmës së ushtrisë amerikane.

Haradinaj ka bërë me dije se Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me ShBA-të.

Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane. Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik. Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme