Haradinaj kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë - NACIONALE

Haradinaj kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Hardinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të raportojë në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit, Haradinaj ka thënë se Kurti e ka obligim një gjë të tillë.

Duhet të jep sqime kryeministri për këtë, dhe atë më së miri është t`i jep në parlament, jo me e ndjek gazetarët në traktor, por në parlament, sepse për këtë është parlamenti. Me i tregu Kosovës se çka është puna e këtyre dokumenteve, një dokument franko-gjerman, një dokument i dikujt tjetër. Kryetari i qeverisë ia ka me borgj parlamentit me i tregu çka është kjo punë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se ka vetëm një dokument për këtë çështje.

Sipas meje, nuk ka dokument franko-gjerman. Është ajo loja e njohur e spekulimeve që i bëjnë kuzhinat e caktua. Ka vetëm një dokument, amerikano-evropian dhe kushdo që vjen nga institucionet ndërkombëtare përfaqësojnë të njëjtin dokument”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme