Haradinaj: Ikja e Mirush Kabashit në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare - NACIONALE

Haradinaj: Ikja e Mirush Kabashit në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë kontributin e aktorit Mirush Kabashi, i cili ka ndërruar jetë sot.

Ai ka thënë se Kabashi do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruaj se ikja e tij do të krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej.

“Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi. Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme