Haradinaj i reagon ministrit Aliu: Autostrada e Dukagjinit do të ndërohet, sapo të ikni ju nga pushteti
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka reaguar pas deklarimeve të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit, por vetëm zgjerim të rrguës.
Ai shkroi se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo VV-ja të largohet nga pushteti.
“Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo të ikni ju nga pushteti
Kur ishte vendosur të merrte udhë projekti i autostradës së Dukagjinit si një investim strategjik, meqenëse do ta lidhte pothuaj një të tretën e territorit të Kosovës me pjesën tjetër, pati filluar një fushatë e egër e Vetëvendosjes kundër meje, me arsyetimin se nuk duhej të shpenzoheshin paratë në asfalt.” – shkroi ndër të tjera z. Haradinaj.
Çka tha ministri Aliu?
“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës.” - theksoi ministri Aliu në Tëvë 1.