Haradinaj i reagon Kurtit: Vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar reagimin e kryeministrit, Albin Kurti për aferën e vajit dhe grurit të rezvervave shtetërore.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti po e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet dhe po i mbron “dosllarët” e krimit.
Aii tutje ka thënë se Kurti po i sulmon mediat, veç pse po i zbulojnë hajnitë e miqtë matrapeza.
“Ç'është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron "dosllarët" e krimit! Ç'është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i'a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me "borën e parvjeme"!” – ka shkruara Haradinaj në Facebook.
Ai tutje ka thënë se shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare.
"Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni za, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!" - ka përfunduar Haradinaj.
