Haradinaj i kërkon Kuvendit organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të Eliot Engel - NACIONALE

Haradinaj i kërkon Kuvendit organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të Eliot Engel

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të kongresmenit Eliot Engel.

Ai ka bërë me dije se sot e ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë të tillë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Engel ishte mik i madh i shqiptarëve.

“Përmes kësaj iniciative, si Kuvend do të shprehim mirënjohjen tonë institucionale për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Eliot Engel ishte një nga zërat më të fuqishëm në momentet më vendimtare të historisë sonë, duke ndihmuar në ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e politikës amerikane në përkrahje të kauzës sonë të drejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme