Haradinaj fton mërgatën në protestën kundër Speciales: Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste - NACIONALE

Haradinaj fton mërgatën në protestën kundër Speciales: Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të protestës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet të dielën në Hagë.

Ai e ka ftuar mërgatën që të marrë pjesë në këtë protestë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se qëndron fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i treguar botes së lufta e UÇK-së ka qenë e drejt.

“Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi. Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme