Haradinaj flet pas takimit me presidenten Osmani: Rreziku është prezent, nuk guxojmë të bëjmë punën ndaras - NACIONALE

Haradinaj flet pas takimit me presidenten Osmani: Rreziku është prezent, nuk guxojmë të bëjmë punën ndaras

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ku prezent ishte edhe shefi i AKI-së Petrit Ajeti.

Haradinaj pas takimit për medie ka thënë se rreziku i sigurisë është prezent në vendin tonë dhe se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me aletatë e sigurisë.

Kosova edhe në të kaluarën është përballë me rreziqe të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është terrorizëm i pastër. Është e logjikshme të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë vazhdon edhe më tutje. Pra është prezent rreziku. Nuk guxojmë të bëjmë punën ndaras, duhet të bëjmë kujdes në etapat e tjera ose në rreziqet e ardhshme të jemi sa më të bashkuar në aleatët tonë të sigurisë. Për me e ruajt jetën të atyre që i shërbejnë atdheun. Edhe Afrimi është vëllai i dikujt, bashkëshort e baba i dikujt. Nëse rrisim bashkëpunimin me aleatët tonë të sigurisë, shpëtojmë jetë. Kur kemi edhe besimin politik.” – ka thënë ai.

Më tej, Haradinaj ka thënë se edhe politikanët në pushtet duhet ta bëjnë punën e tyre me suksese ngjajshëm qysh e bënë institucionet e sigurisë.

“Institucionet e sigurisë të Kosovës, si ato civile si ato të uniformuara, e kanë bërë punën në mënyrën më të mirë, mjaft të suksesshme. Por, duhet të bëjmë kujdes. Edhe vendimmarrësit politikë ta kryejnë me sukses pjesën e vet. Duhet ndihmesa politike. Duhet një kurs politik i besueshëm në aleatët.” – ka thënë ai.

Serbia nuk fshihet pas, nuk e fsheh faktin se është sponzorizuse e trajnuese dhe u ka dhënë udhëzimet këtij grupi terrorist. Të zhvillohet një hetim dhe të vërtetohet që Serbia është prapa këtij sulmi edhe pse shihet dhe dihet, por duhet edhe nga hetuesit ndërkombëtarë. Me mundësi edhe të një gjykate ashtu siç ka ndodhur në Kosovë.” – ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Lajme të ngjashme