Haradinaj: Është koha e fundit që Kurti t'i dëgjojë aleatët
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shkruar një status në të cilin ka theksuar se është koha e fundit që kryeministri Albin Kurti të dëgjojë porositë e aleatëve.
Tutje, ai ka theksuar se është koha e fundit që Kurti të largohet nga temat tensionuese.
“Është koha e fundit që Kurti t’i lexojë drejtë porositë e miqve të palëkundur të Republikës së Kosovës, të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, të ofruara me dashamirësinë dhe mirëkuptimin e aleatëve dhe partnerëve në dëshminë e fundit të Escobar.
Është koha e fundit që Kurti të largohet nga temat tensionuese dhe destruktive, ku vegjetojnë liderët pro-rus, sikurse janë dhe do të vazhdojnë të mbesin Dodik dhe Vuçiq.” – shkroi ai ndër të tjera.