Haradinaj e quan Kurtin mashtrues: Zgjodhi Borrellin e Lajçakun në vend të ShBA-së, mashtrimi nuk kalon - NACIONALE

Haradinaj e quan Kurtin mashtrues: Zgjodhi Borrellin e Lajçakun në vend të ShBA-së, mashtrimi nuk kalon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar.
“Në këtë rezolutë kërkoj të përfshihet edhe kërkesa për një hetim ndërkombëtar. Ky hetim ndërkombëtar do të ndihmonte jo vetëm zbardhjen e involvimit të Serbisë në këtë sulm terrorist ndaj Kosovës, por do të ndihmonte edhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndëshkojë pra sponsorët e terroristëve dhe terroristët.” – tha Haradinaj.

Tutje, ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me dialogun dhe anashkalimin nga Kurti të ShBA-së në favor të BE-së.

“Iu kam kërku mbështetnu, bazohuni te Uashingtoni për marrëveshje, merruni vesh me Uashingtonin për marrëveshjen për Serbinë për njohje. Kurti, pra kryeministri jonë, e ka zgjedhur të kundërtën, ka zgjedhë Borrellin dhe Lajçakun, i ka ikë Uashingtonin, i ka prishur marrëdhëniet dhe besimin me ta.” – tha ai tutje.

“Pyetne veten pak nëse kish ndodhë kështu nëse do të kishte vepruar në kohë ashtu. Tani Kurti fajëson Borrellin dhe Lajçakun që vet i ka zgjedh, nuk e ka zgjedh Uashingtonin, por ka zgjedhur Borrellin dhe Lajçakun dhe i fajëson ata. Ju lutem, mashtrimi nuk kalon, jemi mashtru që dy vite, jemi mashtru në Kosovë nga mashtruesi” – tha tutje z. Haradinaj.

Lajme të ngjashme