Haradinaj e quan Kurtin "good guy": Policinë e dërgon në veri, e vet rri në jug - NACIONALE

Haradinaj e quan Kurtin "good guy": Policinë e dërgon në veri, e vet rri në jug

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Haradinaj, filloi fjalën e tij, me një shpjegim në lidhje me ekzaltimin që ai e gjen brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

"Po e shoh që janë të kënaqur, të ekzaltuar në Vetëvendosje për faktin që ndërkombëtarët po lavdërojnë kryeministrinë dhe qeverinë, sepse kryeministri i tyre është bo “good gay”. Vërtetë është bo “good guy”, ka thënë Haradinaj në fillim të fjalës së tij.

Më tutje Haradinaj pohoi se Kurti është shndërruar në "good guy", duke u bërë i dëgjueshëm me kërkesat e ndërkombëtarëve sikurse Lajçaku.

"Mirëpo është një problem ma këtij “good guy”? Edhe ju duheni me analizu ku është problemi i good guy-it. Sikur të ish nisë gjithë si “good guy” nuk është problem, po ky është nisë si i forti. Dhe është mundu me ia ndërtu disa pozicioni të forta vendit të tij – që ku ka përfundu si “good guy”, shko para, ktheu mbrapa. Kur dojnë çka ti thojnë, edhe a e dini kush, Lajçaku. Vuçiqi e thirrë Lajçakun, Lajçaku e dinë kënd me thirre, edhe këtij i thonë tërhiqi" vazhdoi më tutje, Haradinaj.

Më tutje Haradinaj pohoi se problemi në veri nuk zgjidhet pa i kry disa punë të shtëpisë.

“Duhet me i rritë rrogat e policëve, ata që ka me i dërgu në veri, ky njeri nuk është ka e merr vesh, që osht ka i dërgon njerëzit atje, ky rrinë në Jug, por njerëzit është ka i dërgon në veri. Rritjav rrogat, bleju çka ju vynë, jepu shtesa, bonju garanca, jepju ligje, sigurim pensional e invalidor dhe të gjitha tjerat”, tha Haradinaj më tutje.

Lajme të ngjashme