Haradinaj akuzon PDK-në: Ka koalicion me Kurtit se qysh me ecë përpara drejt zgjedhjeve - NACIONALE

Haradinaj akuzon PDK-në: Ka koalicion me Kurtit se qysh me ecë përpara drejt zgjedhjeve

4 javë më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur rreth ecjes përpara drejt zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.

Sipas Hradinajt, Qeveria Kurti duhet të shkarkohet.

“Qeveria duhet me u shkarku. Mënyra qysh shkojmë në zgjedhje ka shumë rëndësi. Unë po e dëgjoj zotin Krasniqi që po propozon data Kurtit, ne së pari duhet ta definojmë mënyrën si shkojmë në zgjedhje” – tha ai.

Tutje, Haradinaj ka pasur një akuzë direkte për PDK-në.

“Ne kemi mocion për shkarkim të Qeverisë, pra kështu është radha e punëve…PDK po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrë se qysh me ecë përpara drejt zgjedhjeve” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme