Haradinaj: Veprimet e Kurtit fuqizuan Asociacionin - NACIONALE

Haradinaj: Veprimet e Kurtit fuqizuan Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Asociacioni ka fituar peshë pas disa veprime që ka ndërmarrë Kryeministri, Albin Kurti.

Haradinaj në një intervistë për Gazetën Nacionale ka thënë se Asociacioni kishte humbur shumë peshë, pasi që sipas tij iu kishin dëshmuar se serbët kanë garanci për jetë të barabartë në Kosovë.

Në të kaluarën Asociacioni kishte humbur shumë peshën, sepse ne kemi dëshmuar se serbët kanë garanca për jetë të barabartë në Kosovë. Por, pas disa veprime që ka ndërmarr Kurti, Asociacioni ka fituar peshë, sepse shihet si një mënyrë për të ua garantuar të drejtat serbëve. Për fat të keq, më këto veprime, Kurti jo vetëm që ju ka dal në rrugë si pengesë amerikanëve që me i ardhë radha Serbisë me e detyruar me i thanë “po” marrëveshjes, po i ka dal pengesë edhe plot qëllimeve tjera, të cilat kanë pasur për qëllim të dëshmojnë se në Kosovë të gjithë janë të barabartë dhe nuk ka nevojë për qëllime aq specifike.” – ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka thënë se ka kërkuar nga Kurti që të kërkon marrëveshje finale më të gjitha temat në dialog.

“Nëse para një viti asociacioni nuk e ka pasur peshën që ka sot, me këto veprime e Kurti Asociacioni e ka fituar peshën e vetë dhe tani po e shihni që po kërkohet si temë në vete. Bindja ime është se obligimet që i ka marrë Kosova duhet të rikonfirmohen në marrëveshjen finale, por jo një nga një. Këtë ia kam kërkuar çdo herë Kurtit që të mos bën dialog prej temës në temë, por të kërkon marrëveshje finale më të gjitha temat.” – ka thënë tutje Kurti për Nacionalen.

Lajme të ngjashme