Haradinaj as s'e shikon Limajn, bisedon diçka me Duda Baljen e Veton Berishën
Pas raportimeve se Fatmir Limaj i Nismës mund të bashkëpunojë me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, kreu i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ka folur fare këtij të parit.
Kjo shihet edhe në disa pamje të dërguara nga gazetarët e Nacionales që ndodhen në Kuvend.
Haradinaj është parë duke biseduar me deputetët Duda Balje e Veton Berisha.
Theksojmë se 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që raporti i ri të hartohet nga komisioni që është formuar më 15 prill.
“Konstatojmë se 120 deputetë janë për komisionin e njëjtë. Lus anëtarët e komisionit të mblidhen për 30 minuta dhe të përpilojnë raportin e ri të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve” – ka thënë kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Më pas, komisioni është mbledhur dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të raportit të ri.