Haradinaj: Argat të dreqit ata që s’e dinë që kufiri me Serbinë është kufi me Rusinë - NACIONALE

Haradinaj: Argat të dreqit ata që s’e dinë që kufiri me Serbinë është kufi me Rusinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kufiri me Serbinë është kufi me Rusinë.

Kështu tha Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur nga Gllogjani në përvjetorin e Eposesë së Dukagjinit; ku lajtmotiv i fjalimit të tij ishte nevoa e të qëndruarit (për)krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj bëri edhe referencë indirekte ndaj fjalëve kontroverze të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se më parë marrëdhëniet me ShBA-në “kanë shkëlqyer për nga serviliteti”.

Nuk jam prej atyre që servilosem për interesa të vogla, por jam prej atyre që e dua kombin tim, për të cilin kam dashtë me vdekë, por kanë vdekë tjerë në vendin tim; vëllezër e shokë”, tha Ramush Haradinaj.

Dhe në këtë ditë, ashtu siç them rroftë kombi shqiptar, them rroftë Amerika, rroftë NATO! Rroftë Amerika, se kufiri ynë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë. Ata që s’e marrin vesh, për fat të keq edhe njëherë po ia bëjnë argatin dreqit”, tha mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme