Haradinaj alaramon: Nëse Kurti shkon në këtë rrugë të rrezikshme, vihemi në mbrojtje të Kushtetutës
Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur “shkelje të rëndë” dhe “drejtim të rreizkshëm” veprimin e pushtetit për të proceduar me votim dhe zgjedhje të presidentit të Kosovës pa dy të tretat e kodifikuara kushtetuetshmërisht.
Haradinaj i bëri thirrje pushtetit që “të ndalen” nga ky synim.
“Votimi pa 2/3, ashtu siç e parasheh Kushtetua, është shkelje e rëndë, drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm që ka marrë vendi. Unë edhe një herë i bëj thirrje U.D të presidentes, kryetares së Kuvendit, kryetari të Qeverisë që të ndalen, të mos vazhdojnë në këtë drejtim të rrezikshëm. Nëse shkojnë në këtë rrugë, nuk na lënë rrugë tjetër pos që të vihemi në mbrojtje të Kushtetutës”, u shpreh i pari i AAK-së.