Haradianj: E respektojmë dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit - NACIONALE

Haradianj: E respektojmë dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mbështetur dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Para hyrjes në takim me presidenten Osmani, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve, ai ka thënë se ky dekret ka qenë pasoj e mos zgjedhjes së presidentit.

“Dekreti është rrjedhojë e afateve kushtetuese, pra është një e drejtë dhe çdo aspekt tjetër i ecjes përpara duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës dhe afateve kushtetuese. Ne e respektojmë dekretin”, ka thënë Haradinaj.

Ai nuk ka treguar se cila është data e preferuar e AAK-së për mbajtjen e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme