Hapja e urës së Ibrit mbështetet nga Kuvendi i Mitrovicës së Veriut - NACIONALE

Hapja e urës së Ibrit mbështetet nga Kuvendi i Mitrovicës së Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, është mbështetur vendimi për hapjen e urës së Ibrit.

Ky vendim ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

Iniciativën për hapjen e Urës së Ibrit, ishte ndërmarrë nga këshilltarja e Kuvendit komunal, Aida Doli, e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, njofton vendimin e sotëm, kosovapress.

Çka i tha Nacionales, ministri Elber Krasniqi?

“Nuk e di nëse duhet të kemi vlerësim të ligjshmërisë”.

Kështu tha Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një përgjigje të ngutshme për Nacionale pyetur se “çka u bë me trajtimin e ligjshmërisë” së vendimit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit në prill të vitit 2023; vendim ky që ishte marrë prej të parëve kur qeverisjen e mori Lëvizja Vetëvendosje në atë komunë të banuar me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme