Hapja e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike, IKD: Vendimi i KQZ-së është i paligjshëm
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike.
Përmes një reagimi ky institut ka shprehur shqetësimin ndaj vendimit të KQZ-së, duke e konsideruar këtë veprim si të paligjshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat e tjera zgjedhore.
IKD-ja ka theksuar se Ligji nr. 08/L-228 nuk parashikon mundësinë për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike.
“Ligji përcakton qartë se qendra votimi jashtë vendit mund të funksionojnë vetëm në ambasada, konsullata dhe misione diplomatike të Republikës së Kosovës, dhe vetëm pasi KQZ të vlerësojë hapësirat fizike të këtyre objekteve në bashkëpunim me MPJ-në”, është thënë në reagimin e IKD-së.