Hapet platforma për aplikim për subvencionim për librat shkollorë
Në platformën online e-Kosova janë publikuar dy linka ku prindërit mund të aplikojnë për rimbursim për librat shkollorë.
Në njërin link mund të aplikojnë prindërit që fëmijët e tyre janë në klasën 1 deri në të 5-tën, ku do të subvencionohen me shumën prej 80 euro, 50 për libra dhe 30 për pajisje të tjera mësimore.
Ndërsa linku tjetër i përket klasave nga 6 deri në të 9-tën, ku do të rimbursohen vetëm me 30 euro për pajisje shkollore, pasi që librat do t’i marrin nga gjeneratat e kaluara.
Mënyra e furnizimit me libra këtë vit ka ngjallur reagime të ashpra.
Këtu mund t’i gjeni linkat për aplikim. https://ekosova.rks-gov.net/Se...