Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi, Osmani: Dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim - NACIONALE

Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi, Osmani: Dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot është hapur ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi.

Osmani ka njoftuar se kjo është një dritare e re për vendin tonë, me plotë mundësi për bashkëpunim.

Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë. Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi.” – ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka shumë se përmes kësaj ambasada do të avancohen interesat e qytetarëve të Kosovës.

Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet.” – ka përfunduar Osmanin.

Lajme të ngjashme