"Hap i rëndësishëm", Kurti komenton kalimin e testit të parë të Kosovës drejt KiE - NACIONALE

"Hap i rëndësishëm", Kurti komenton kalimin e testit të parë të Kosovës drejt KiE

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në X pasi Kosova e kaloi me sukses testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Kreu i qeverisë e quajti këtë një hap shumë i rëndësishëm, duke shtuar se opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

"Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si si shtet anëtar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme