Hamza viziton një fabrikë në Rahovec: Sektori privat është kontribuesi më i madh në ekonomi e punësim
Kandidati për Kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza, ka vizituar sot Rahovecin.
Ai ka bërë vizitë një fabrikë, e cila merret me prodhimit e pajisjeve për industrinë ushqimore.
“Unë jam i përcaktuar që ta përkrahi shumë sektorin privat, sepse sektori privat është kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim. Përmes përkrahjes së sektorit privat, përmes reformave fiskale dhe financiare sigurisht se ndërmarrja do ta ketë më mirë, do të krijojë më shumë të ardhura. Por, përmes përmirësimit të kushteve të kompanive, të ndërmarrjeve edhe punëtorët do ta kenë më mirë, sepse kur kompania fiton më shumë, punëtorëve iu rriten pagat. Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së jetës së punëtorëve të sektorit privat, por edhe të sektorit publik, si dhe fuqizimi i mbrojtjes së kontratave të punës përmes ligjit”, ka shtuar ai.
“Unë ia kam vendosur si detyrë vetes: ta ndryshoj gjendjen ekonomike dhe qytetarët tanë të jetojnë me mirë. Kosova mundet ma mirë”, ka thënë ai.