Hamza viziton familjen e Thaçit dhe Veselit në katër vjetorin e arrestimit nga Specialja - NACIONALE

Hamza viziton familjen e Thaçit dhe Veselit në katër vjetorin e arrestimit nga Specialja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në katër vjetorin e arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në shkrimin e tij, Hamza ka thënë ky proces i stërzgjatur do të marrë fund së shpejti me konfirmimin e pastërtisë së UÇK-së dhe rikthimin e tyre.

Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e popullit tonë.” – ka shkruar ai në Facebook, duke ia bashkëngjitur edhe fotografi.

Shkrimi i tij:

Nëntorët e viteve të fundit nuk janë si mëparë. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe gjithë neve.

Sot i vizituam familjet e tyre, të cilat janë plot me shpresë, siç jemi edhe ne, që ky proces i stërzgjatur së shpejti do të marrë fund me konfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe rikthimin e tyre në mesin tonë.

Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e popullit tonë.

Lajme të ngjashme