Hamza vizitë ambasadorit amerikan: Folëm për rritjen e bashkëpunimit të Qeverisë me ShBA-në - NACIONALE

Hamza vizitë ambasadorit amerikan: Folëm për rritjen e bashkëpunimit të Qeverisë me ShBA-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Hamza përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe rritjen e bashkëpunimit të Qeverisë me ShBA-në.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.” – ka thënë ai.

Tutje, Hamza u shpreh:

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”.

Lajme të ngjashme