Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ndodhen në Hagë, do të rikthehen krenarë dhe më të fortë - NACIONALE

Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ndodhen në Hagë, do të rikthehen krenarë dhe më të fortë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza, kryetar dhe kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë hapjes së fushatës së partisë në Ferizaj, shprehu mbështetjen për ish-udhëheqësit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po mbahen në Hagë, duke shpresuar në lirimin e tyre sa më të shpejtë.

Ai deklaroi se sakrifica për lirinë e Kosovës nuk mund të zbehet dhe se rruga e shtetit drejt zhvillimit nuk mund të ndalet.

“Sot, liderët tanë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, së bashku me bashkëluftëtarët Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen larg familjeve të tyre në Hagë. Ne kemi besim në drejtësi dhe në të vërtetën. Historia nuk mund të ndryshohet. Ata nuk janë vetëm individë, por pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës. Besoj se do të rikthehen faqebardhë, krenarë dhe më të fortë”, u shpreh Hamza.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës, si një subjekt që ka luajtur rol të rëndësishëm në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit, synon t’i rikthejë vendit shpresën, dinjitetin dhe zhvillimin.

“Nga kjo mbrëmje nis një kapitull i ri. Nis rikthimi i shpresës dhe orientimi i Kosovës drejt zhvillimit, partneritetit dhe dinjitetit. Kosova është ndërtuar nga njerëz që nuk iu shmangën përgjegjësisë, por sakrifikuan gjithçka për vendin”, tha ai.

Lajme të ngjashme