Hamza takon Serwer: Biseduam për zhvillimet politike në Amerikë e në Kosovë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka takuar profesorin Daniel Serwer për një kafe të mengjesit .
Ai ne një postim në “Facebook” tha se ai është një emer i njohur dhe ekspert i çeshtjeve të Ballkani dhe që biseduan për zhvillimet politike në Amerikë e në Ballkan.
“Kafen e mëngjesit në Uashington, sot e kam pirë me profesorin Daniel Serwer, një emër i njohur dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit për shumë dekada. Biseduam ngrohtësisht për shumë tema dhe ishte kënaqësi të dëgjoja këshillat dhe mendimet e tij rreth zhvillimeve politike, si në Amerikë, ashtu edhe në Ballkan.”, shkruan Hamza.